Site icon Telegrafi

Zyrtare: JKS dhe HooXi bëhen pjesë e ekipit të CS:GO G2

(Foto: HLTV)

Ekipi evropian G2 ka forcuar listën e tyre me dy lojtarë të rinj, Justin “⁠jks⁠” Savage dhe Rasmus “⁠HooXi⁠” Nielsen.

Dyshja e ardhshme zë vendin e Audric “⁠JACKZ⁠” Jug dhe Aleksi “⁠Aleksib” Virolainen , të cilët u lejuan të eksplorojnë mundësi të tjera pas atij që kishte qenë një fillim zhgënjyes i vitit për skuadrën evropiane.

Jks është bashkuar me ekipin G2 pasi kaloi nëntë muaj në stolin e ekipit Complexity, kur organizata vendosi të largohen nga projekti i njohur “Juggernaut”.

Gjithashtu jks u thirr si zëvendësues në ekipin FaZe gjatë IEM Katowice në vend të rain, ku arritën të dalin fitues.

Ndërsa Hooxi që më parë ishte pjesë e ekipit Copenhagen Flames, u largua pasi e tërë lista u shpërnda në ekipe të ndryshme.

Ekipi i ri i G2 do të debutojë në turneun Blasty Premier Fall Groups, ku janë pjesë e grupit B, dhe do të zhvillojnë ndeshjen e parë me datën 20 gusht në ora 14:00.

Ky është formacioni i ri i ekipit G2:

Nemanja “⁠huNter-⁠” Kovač

Nikola “NiKo⁠” Kovač

Ilya “⁠m0NESY” Osipov

Justin “⁠jks⁠” Savage

Rasmus “⁠HooXi⁠ ” Nielsen

/Telegrafi/

Exit mobile version