Telegrafi

Zyrtare: Jetmir Haliti nënshkruan për AIK

Mbrojtësi shqiptar, Jetmir Haliti, ka nënshkruar me skuadrën e njohur suedeze, AIK.

Haliti ishte pjesë e skuadrës suedeze, Jonkopings Sodra IF nga viti 2019 dhe tani KU është bashkuar me skuadrën AIK.

Për Jonkopings, Haliti kishte shënuar një gol në 53 paraqitje, ku edhe ra në sy të disa skuadrave të forta, pasi edhe Hammarby IF dhe Malmö FF ishin gjithashtu të interesuar për lojtarin.

 

Tani, Haliti do të mbajë numrin 6 për skuadrën e re dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në AIK, është një klub që njihet për historinë dhe për tifozët fantastikë. Tani jam i etur për të filluar përgatitjet me ekipin për sezonin”, ka thënë Jetmir Haliti.

 

Haliti ende nuk ka luajtur për asnjë kombëtare deri tani./Telegrafi/