Telegrafi

Zyrtare: Januzaj mbetet jashtë evropianit France 2016 (Foto)

Marc Wilmots ka zbuluar listën përfundimtare të futbollistëve të cilët do të jenë në kampionatin evropian.

Futbollisti me prejardhje kosovare, Adnan Januzaj nuk është përfshirë fare duke u lënë jashtë evropianit.

Kujtojmë se evropiani do të mbahet në Francë, ndërsa mesfushori me tipare sulmuese pritet t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës, kjo e fundit është pranuar me të drejta të plota në UEFA.

Kosova nesër sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit- FIFA. /Telegrafi/