Marc Wilmots ka zbuluar listën përfundimtare të futbollistëve të cilët do të jenë në kampionatin evropian.
Futbollisti me prejardhje kosovare, Adnan Januzaj nuk është përfshirë fare duke u lënë jashtë evropianit.
Kujtojmë se evropiani do të mbahet në Francë, ndërsa mesfushori me tipare sulmuese pritet t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës, kjo e fundit është pranuar me të drejta të plota në UEFA.
Kosova nesër sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit- FIFA. /Telegrafi/