Telegrafi

Zyrtare: JACKZ largohet nga G2 dhe i bashkohet ekipit HEET

(Foto: HLTV)

Lojtari francez Audric “⁠JACKZ⁠” Jug, zyrtarisht është bërë pjesë e ekipit HEET, pasi u largua nga ekipi G2 ditën e mërkurë.

JACKZ do ta zëvendësojë Lucas “⁠Lucky⁠” Chastang , me 24-vjeçarin që është ulur në stol në fillim të kësaj jave pas tetë muajsh në formacion aktiv.

Lojtari 30 vjeçar JACKZ, ishte bërë pjesë e ekipit G2, pasi u transferua nga ekipi 3DMAX në nëntor të vitit 2018.

Gjatë katër viteve në ekipin e G2, JACKZ  kishte vlerësimin mesatar prej 1.00 dhe e ndihmoi ekipin e tij të përfundonte në vendin e dytë në ngjarjet e mëdha si IEM Katowice 2020, IEM Cologne 2021, PGL Major Stockholm 2021 dhe IEM Katowice 2022.

“Ne jemi të kënaqur të mirëpresim JACKZ në ekip”, tha Vivien “GoY” Goyon, menaxherja e ekipit HEET.

HEET do të debutojë me listën e tyre të re në ESL Challenger League Season 42 Europe, duke filluar më 16 gusht.

Ky është formacioni i ekipit HEET:

Alexandre “⁠bodyy” Pianaro

Aurélien “⁠afro” Drapier

Thomas “Djoko” Pavoni

Pierre “⁠Ex3rcice” Bulinge

Audric “JACKZ⁠” Jug

Matthieu “⁠matHEND⁠” Roquigny (trajneri)

/Telegrafi/