Futbollisti kroat, Ivan Perisic është prezantuar sot zyrtarisht si lojtar i ri i PSV Eindhoven.
Perisic nënshkroi një kontratë me gjigantin holandez deri në verën e vitit 2025.
“Që kur u bëra lojtar i lirë, kam pritur për një opsion si ky. Një klub dhe një mjedis ku ndihem mirë dhe ku mund të fitoj trofe”.
Ivan Perišić. Big game player. Treble winner. Welcome to the family! 🌟 pic.twitter.com/YsZcu0q3AY
— PSV (@PSV) September 18, 2024
“Dumfries më dha këshilla dhe kjo vetëm më bindi se PSV është hapi i duhur. Mezi pres të filloj të luaj, do të jap gjithçka nga vetja dhe do të fitoj trofe”, deklaroi kroati.
Kroati së fundi e përfundoi rrugëtimin e tij në Hajduk pasi u largua pas vetëm gjashtë muajsh të kaluar në Split.
Many countries, many clubs, and even more stories. Meet Ivan 🤝 pic.twitter.com/8UjDq08dP4
— PSV (@PSV) September 18, 2024
Vlen të theksohet se ai nuk do të ketë të drejtë të luajë në Ligën e Kampionëve, pasi PSV e ka dorëzuar listën në UEFA. /Telegrafi/