Telegrafi

Zyrtare: Istogu me trajner të ri

Istogu ka konfirmuar se trajner i ri i skuadrës është Besim Podrimaj.

Genc Hoxhaj kishte dhënë dorëheqje nga menaxhimi i Istogut për shkak të shpërthimit të gomave të makinës së tij pas humbjes nga Vushtrria në fundjavë.

“Pas dorëheqjes së trajnerit Genc Hoxha, kryesia e klubit ka vendosur që ta emëroj trajner të ri të Istogut, Besim Podrimajn”, thuhet në njoftimin e Istogut.
Podrimaj edhe më herët ishte trajner i Istogut për 4 vite me radhë, suksesin më të madh ai e pati në vitin 2014 ku arriti që Istogun ta inkuadrojë në Superligë.

Stërvitjen e parë futbollistët e Istogut të udhëhequr nga Besim Podrimaj do ta zhvillojnë sot në ora 16:00, në stadiumin ”Demush Mavraj”, ka konfirmuar KF Istogu.