Bardhekaltërit bëhen me trajnerin e tretë brenda këtij sezoni.
Drita ka zyrtarizuar Ismet Munishin si trajner të klubit, transmeton Telegrafi.
E gjithë kjo pas shkarkimit të boshnjakut Amir Alagiq.
Ky i fundit u shkarkua pas serisë negative të Dritës në Superligë.
Klubi gjilanas aktualisht me katër pikë gjendet në pozitën e fundit të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare.
Kujtojmë se Drita e filli kampionatin nën drejtimin e Sadat Pajazitit, i cili u shkarkua për rezultate të dobëta. /Telegrafi/