Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ismet Munishi largohet nga Vëllaznimi, Blerim Mula në vend të tij

Ismet Munishi ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit te Vëllaznimi, pas humbjes të thellë me Trepçën ’89 në kuadër të Kupës së Kosovës.

Munishi e ka konfirmuar dorëheqjen për Insport, duke shtuar se është ndarë miqësisht me presidentin e klubit, Agim Cana.

Ish trajneri i shumë skuadrave kosovare, klubin gjakovar e lë në pozitën e katërt në Ligën e Parë me 46 pikë.

Humbja 4-0 ndaj Trepçës ’89, por edhe disa rezultate në kampionat kanë bërë që Munishi të largohet.

Vëllaznimi nuk ka qëndruar duarkryq, pasi vendin e tij e ka zënë trajneri gjakovar, Blerim Mula. /Telegrafi/

 

Exit mobile version