Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ish-trajneri i Dinamos së Tiranës, Dalic merr drejtimin e Kroacisë

Kroacia ka shkarkuar mbrëmë trajnerin e gjertanishëm Ante Cacic.

Megjithëse u raportua se skuadrën në takimin e fundit të eliminatoreve do ta udhëheqin lojtarët e ndihmuar prej Josip Simunic, Federata e Futbollit të Kroacisë (FFK) ka gjetur trajneri e ri.

Ish-trajneri i klubit shqiptar Dinamo, Zlatko Dalic do të udhëheq tani e tutje kombëtaren kroate dhe sot do të prezantohet para lojtarëve.

“Zlatko Dalic është trajneri i ri i Kroacisë, pas vendimit për shkarkimin e Ante Cacic”, shkruhet në komunikatën zyrtare të FFK-së.

Kroati 50-vjeçar kurrë nuk ka luajtur për kombëtaren

Ai do të ketë një detyrë të vështirë pasi që do ta drejtojë ekipin e përfaqësueses në sfidën e vitit të hënën kundër Ukrainës.

Ballkanasit e shohin veten në pozitën e dytë me 17 pikë, po aq sa Ukraina në vendin e tretë dhe dy pikë më pak se Islanda në vendin e parë, ndërsa Finlanda renditet në vendin e pestë me tetë pikë.

Lexo po ashtu Modric: Nuk e di pse po na shkaktojnë vështirësi ekipet si Kosova

Vlen të theksohet se tetë lojtarë të rëndësishëm mungojnë në skuadër, duke përfshirë edhe Marcelo Brozovicin dhe Mario Mandzukicin, të cilët u larguan nga kombëtarja shkaku i lëndimeve.

Kujtojmë se në sezonin 2008-2009, Dalic ka fituar Superkupën e Shqipërisë me klubin e Dinamos. /Telegrafi/

Exit mobile version