Sevilla ka njoftuar zyrtarisht se nga sot (e mërkure) Isco nuk është më lojtari i tyre.
Spanjolli u transferua në këtë klub në verën e këtij viti, duke u larguar si lojtar i lirë nga Real Madridi.
Por, aventura e tij te Sevilla përfundoi për më pak se gjashtë muaj, derisa ishte një shkëputje e kontratës me pajtim të dyanshëm.
“Sevilla FC dhe futbollisti Isco Alarcon kanë rënë dakord të ndërpresin kontratën që kishte bashkuar të dyja palët që kur lojtari nga Malaga iu bashkua entitetit Nervionense verën e kaluar pasi mbaroi periudhën e tij te Real Madrid”, thuhet fillimisht në njoftim.
“Isco ka luajtur gjithsej 19 ndeshje zyrtare si bardhekuq, të ndara në 12 ndeshje të La Liga Santander, gjashtë në Ligën e Kampionëve dhe një në Kupën e Mbretit. Ai shënoi një gol kundër FC Copenhagen në garat evropiane dhe dha tre asistime”.
“Klubi dëshiron t’i urojë Iscos gjithë fatin e botës në sfidat e tij të reja profesionale”, thuhet më tej në komunikatë. /Telegrafi/
📰 El #SevillaFC e @isco_alarcon acuerdan la rescisión del contrato que les vinculaba. #WeareSevilla
— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) December 21, 2022