Siç pritej, Simone Inzaghi ka nënshkruar një kontratë të re me Lazion që vlen deri në qershor të vitit 2020.
Kështu së paku ka konfirmuar do të udhëheqë ekipin për tre sezonet e ardhshme.
Inzaghi fillimisht u soll si trajner për disa javë pas shkarkimit të Stefano Piolit, por pas një sezoni fantastik i është zgjatur kontrata italianit, transmeton Telegrafi.
Lazio zuri vendin e pestë në Serie A dhe ishte finalist i Kupës së Italisë, ku pësoi humbje kundër Juventusit.
Inzaghi kaloi pjesën më të madhe të karrierës duke luajtur me Aquile dhe më pas u bë trajneri i ekipit të të rinjve. /Telegrafi/
Prolungamento del contratto per Mister #Inzaghi fino al 2020
✍ #Inzaghi2020https://t.co/xx4LY22LeP pic.twitter.com/ES5mxAENGR— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) June 7, 2017