Telegrafi

Zyrtare: Indrit Tuci nënshkruan me Sparta Pragën

Indrit Tuci ka kompletuar kalimin tek ekipi çek Sparta Praga, pas një aventure të suksesshme në Kroaci me ekipin e Lokomotivës.

Sparta Praha përmes një video në rrjetet sociale njoftoi për transferimin e Tucit, i cili aty shihej duke biseduar me Qazim Laçin përmes telefonit dhe tani do ta ndajnë fushën së bashku.

Tuci njihet si një lojtar që mund të luajë pa problem në pozita të ndryshme në fushë, pasi ka dëshmuar që mund të aktivizohet në të tri pozitat e sulmit.

23-vjeçari ka kaluar në një formë mjaft të mirë në Kroaci, teksa këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tri asistime në elitën e futbollit kroat.

Në përgjithësi, ai ka luajtur 104 ndeshje zyrtare për klubin, duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë tetë asistime.

Sulmuesi shtatgjatë përfaqëson Shqipërinë në nivel ndërkombëtar, ndërsa debutimin e tij me grupmoshat U21 të kuqezinjve e bëri në nëntor të vitit 2019./Telegrafi/