Telegrafi

Zyrtare: Iljaz Iljazi, president i ri i Lirisë

Kuvendi i klubit futbollistik, Liria, ka zgjedhur të hënën në mbrëmje për kryetar të ri, Ilijaz Ilijazin

Ai në mënyrë unanime mori të gjitha votat e të pranishmëve duke e pasuar tashmë ish-presidentin, Qemajl Krasniqin.

Me të marrë detyrën, Iljazi ka premtuar se shumë shpejt do të dal me një plan zhvillimor ndërsa në bordin e klubit do të ketë njerëz të të gjitha fushave.

“Ju falënderoj për besimin dhënë. Shpejtë do të dal me një plan zhvillimor për klubin. Në Bord, do të ketë njerëz nga fusha e sportit dhe biznesit. Kemi shumë punë për të bërë”, ka thënë Iliazi, duke ofruar bashkëpunim dhe duke kërkuar përkrahjen e të gjithëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Lirisë

Ilijazi falënderoi Qemal Krasniqin, që deri tani drejtoi Lirinë, duke kërkuar edhe mbështetjen e tij.

Krasniqi ka arsyetuar mbajtjen e Kuvendit me zgjedhje të reja shkaku i rrethanave të krijuara.

Theksojmë se Ilijazi ka qenë ish futbollist i viteve 80-ta e 90-ta të shekullit të kaluar te Progres Export e Lirinë. /Telegrafi/