Site icon Telegrafi

Zyrtare: Hertha Berlin shkarkon Covicin, Klinsmann emërohet trajner i ri

Jurgen Klinsmann është emëruar si trajner kryesor i klubit gjerman, Hertha Berlin, deri në fund të sezonit.

Klubi kryeqytetas u godit nga një rënie drastike e formës këtë sezon, ku në dy ndeshjet e fundit pranoi tetë gola.

Kjo bëri që drejtuesit e klubit të mendojnë ndryshime duke nisur nga shtabi teknik.

Ata vendosën të shkarkojnë trajnerin Ante Covic nga detyra dhe në vend të tij të emërohet legjenda gjermane, Klinsmann.

“Ante Covic nuk është më kryetrajner i Hertha BSC. Pas diskutimeve intensive mes trajnerit dhe drejtuesve reciprokisht ranë dakord për të ndërprerë kontratën e tij”.

“Klinsmann do të marrë përsipër ekipin deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version