Telegrafi

Zyrtare: Granit Begolli jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Lirisë

KF Liria përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se Granit Begolli ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit.

Kjo nuk ishte hera e parë që Begolli bëri një gjë të tillë, pasi edhe në të kaluarën kishte ofruar dorëheqjen nga klubi, por që kryesia nuk e kishte pranuar atë.

Sidoqoftë, barazimi i Lirisë në ndeshjen e fundit ndaj Istogut duket se e ka bindur atë përfundimisht që të ndajë rrugët me prizrenasit.

Njoftimi i plotë i Lirisë:

“Pas barazimit të djeshëm me Istogun, kryetrajneri Granit Begolli ofroi dorëheqjen. Sot, kryetari i klubit Valon Osmani dhe bordi e miratuan vendimin e tij”.

“Ne i urojmë Granit Begollit suksese dhe gjithë të mirat në të ardhmen, me shpresën që një ditë rrugët tona do të bashkohen sërish”, thuhej në njoftimin e Lirisë./Telegrafi/