Granit Begolli është zyrtarisht trajneri më i ri i skuadrës së madhe kosovare Liria.
Trajneri i njohur ka marrë drejtimin e Lirisë dhe synimi është i qartë, që ti rikthejë bardhezinjtë në elitën e futbollit kosovar.
Për Begollin është rikthim në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ pasi ai ka punuar edhe më parë te Liria.
Njoftimi i plotë nga FC Liria:
FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e Granit Begollit si trajnerin tonë të ri për sezonin e ardhshëm! Begolli po rikthehet te Liria pas dy sezonesh, duke sjellë me vete përvojën, njohurinë dhe pasionin e tij për futbollin.
Koha e tij e mëparshme me klubin u karakterizua nga udhëheqja e jashtëzakonshme dhe kuptimi i thellë i lojës, cilësi që jemi të lumtur t’i mirëpresim përsëri.
Nën drejtimin e tij, presim një sezon të mbushur me ekselencë strategjike dhe lojë pasionante. Mirë se vjen përsëri, Granit!. /Telegrafi/