Skuadra spanjolle, Granada, ka emëruar për trajner legjendën e Arsenalit, Tony Adams, deri në fund të sezonit.
Ish-mbrojtësi i njohur ka filluar punën si trajner në gjashtë vitet e fundit me skuadra si Wycombe Wanderers, Portsmouth dhe Gabala në Azerbajxhan.
Granada sot liroi nga posti trajnerin Lucas Alcarez, dhe Adams do ta zëvendësojë atë deri në funt ë sezonit.
Adams do të mundohet të befasojë në Spanjë, por jo sikurse që bëri Gary Neville, që u largua nga Valencia pas katër muajsh.
50-vjeçari ka zhvilluar 66 ndeshje me Anglinë, ndërsa me Arsenalin ka fituat katër Liga Premier. /Telegrafi/