Telegrafi

Zyrtare: Google me dizajn final për Gmail

Lajmi ka rezultuar të jetë i vërtetë, pasi që Google sot ka lansuar zyrtarisht versionin e ri të Gmail, i cili tashmë ka filluar të shfaqet tek përdoruesit e shërbimit të emailit.

Të gjithë ata që e kanë pranuar versionin e ri të Gmail, me pamjen e re, do ta kenë edhe butonin në pjesën e djathtë poshtë, në të cilin është porosia për të kaluar në dizajnin e ri, ose në origjinal “Switch to the new look”.

Disa nga funksionet e reja përfshijnë kutinë e bisedave “Conversation” në të cilën tashmë shfaqen edhe imazhet e profileve të miqve tuaj, dhe disa opsione të reja të cilat do të mund t’i zbuloni në Gmailin e ri. / Telegrafi /