Hansi Flick është shkarkuar nga posti i përzgjedhësit të Përfaqësueses së Gjermanisë në futboll.
Federata e Futbollit të Gjermanisë ka vendosur ta shkarkojë Flickun të dielën, pasi Gjermania u turpërua nga Japonia të shtunën, duke humbur 4-1.
“Ishim të pajtimit, se Përfaqësuesja A pas rezultateve zhgënjyese së fundit, duhet ta ketë një impuls të ri”.
🇩🇪👋 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆 | Hansi Flick will be sacked as the manager of Germany today, reports @BILD_Sport!
Germany lost 4-1 to Japan yesterday. pic.twitter.com/khaSZgoyao
— EuroFoot (@eurofootcom) September 10, 2023
“Ne kemi nevojë për një frymë optimizmi dhe besimi, duke marrë parasysh se Evropiani mbahet në vendin tonë”.
“Për mua, personalisht ishte një nga vendimet më të vështira”, ka thënë Bernd Neuendorf, president i Federatës së Futbollit të Gjermanisë.
Gjermania me Flick kishte një Kampionat Botëror në Katar shumë të dobët, ku u eliminua në fazën e grupeve. /Telegrafi/