Federata e futbollit të Bullgarisë ka njoftuar zyrtarisht se ish-trajneri i Ludogorets dhe Levski, Georgi Dermendzhiev do të jetë përzgjedhës i ri i kombëtares.
Ky ndryshim vjen pas dorëheqjes së Krasimir Balakov javën e kaluar.
Balakov dha dorëheqjen javën e kaluar pas zemërimit me tifozët vendas, pasi gjatë ndeshjes kualifikuese për në Euro 2020 kundër Anglisë, bën thirrje raciste.
Bullgaria aktualisht është në vendin e fund të Grupit A, pa asnjë shans për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian që mbahet verën e ardhshme.
Bullgaria pritet të përballet me një dënim të madh nga UEFA për sjelljet e tyre në ndeshjen e fundit.
Kosova është në grup me Bullgarinë, ku aktualisht e mban vendin e dytë, me 11 pikë, ku ndaj bullgarëve mori një fitore dhe një barazim. /Telegrafi/