Telegrafi

Zyrtare: Genoa emëron Prandellin si trajner të ri

Foto: Genoa/Twitter

Genoa ka konfirmuar zyrtarisht ardhjen e Cesare Prandellit si trajner i ri i skuadrës nga Marassi.

Klubi italian ka njoftuar të gjithë për emërimin e trajnerit të ri.

Genoa ka shfrytëzuar profilin zyrtar në Twitter dhe një foto të Prandellit të enjten në mëngjes për të treguar mbërritjen e tij në Villa Rostan.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Prandellit

“Cesare Prandelli ka arritur në Villa Rostan”, shkruan në postimin e bërë nga Genoa.

“Unë jam i etur dhe mezi pres që të fillojmë”, ka thënë Prandelli për Il Secolo XIX.

Gazzetta dello Sport shton se 61-vjeçari do të udhëheqë sesionin e tij të parë të trajnimit në këtë pasdite, përpara se të paraqitet të shtunën.

Prandelli, i cili zëvendëson Ivan Juric, gëzoi më parë sukses me Veronan, Parman dhe Fiorentinan, përpara se të merrte Italinë për ‘Euro 2012’.

Trajneri italian ka pasur karrierë edhe me Galatasarayn, Valencian dhe Al-Nasr. /Telegrafi/