Pash skuadrave si, Interi dhe Milani edhe një skuadër tjetër është e gatshme ta ndryshojë pronësinë e klubit, pasi që po kalojnë nëpër një krizë financiare.
Genoa ka njoftuar zyrtarisht se ata janë duke kërkuar një pronar të ri, derisa Enrico Preziosi, që është presidenti i klubit, po i shet të gjitha aksionet e tij.
Lajmin për shitjen e të gjitha aksioneve të klubit është konfirmuar edhe nga skuadra italiane, që kanë bërë të ditur se ka të interesuar që t’i blejnë të gjitha aksionet.
📝 Genoa Cricket and Football Club, comunicato stampa ➡️ https://t.co/NIJ2cr1VqO pic.twitter.com/ne8bsRdcmd
— Genoa CFC (@GenoaCFC) May 14, 2019
“Genoa Cricket dhe Football Club SpA deklaron se procedurat e shitjes së klubit kanë kaluar te kompania Assietta SpA, një firmë këshilluese financiare e specializuar në Financimin e Korporatave, si këshilltar për shitjen e kompanisë. Për momentin nuk i dimë emrat e njerëzve apo kompanive të interesuara për blerjen e Genoas.”-thuhej në njoftimin e klubit italian.
Nuk dihet ende se sa është shuma e kërkuar nga Preziosi, kjo pasi Genoa rrezikon rënien në Seria B, çka do të thoshte edhe ulje drastike në valutë. Genoa është një klub historik në Itali i themeluar 125 vite më parë dhe që ka fituar 9 titujt kampion dhe 1 Kupë Italie. Prezioso e drejton klubit që prej vitit 2003. /Telegrafi/