Të hënën Bordi i Lirisë, ka analizuar situatën rreth emërimit të kryetrajnerit të ri të klubit.
Ishte vendim unanim i Bordit që Genc Tamniku, të drejtoj klubin në pozitën e u.d. së kryetrajnerit deri në fund të stinorit.
“Jemi marrë vesh që deri në fund të këtij stinori Genc Tamniku të drejtoj skuadrën. Më pas do të ulemi dhe të shohim mundësinë e vazhdimi ose jo të bashkëpunimit”, ka thënë kryetari, Mirsad Çollaku.
Tamniku, të martën do të drejtoj skuadrën në stërvitje. /Telegrafi/