Telegrafi

Zyrtare: Garcia bëhet me skuadër të re

Rudi Garcia, rinis gjithçka nga Olympique Marseille. Nëntë muaj pas largimit të tij nga Roma, trajneri francez ulet në stolin e një tjetër skuadre.

Menjëherë pasi Roma komunikoi prishjen konsensuale të kontratës me Rudi Garcian, 52-vjeçari u emërua zyrtarisht si trajneri i ri i Marseilles.

Ish tekniku i Lille ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin nga Velodrome ndërsa këtë të Premte do të prezantohet zyrtarisht përpara mediave. Të Dielën në mbrëmje Garcia do të debutojë në stolin e Olympique Marseille pikërisht në Parc De Princes përballë kampionëve në fuqi të Paris Saint Germain.

Start më të vështirë nuk mund të kishte për 52-vjeçarin që nis kështu një aventurë të re me objektivin për të rikthyer Marseille në majat e futbollit francez.

Garcia merr në skuadër vendin e Franck Passi që paguan kështu fillimin e dobët të kampionatit me vetëm 12 pikë të grumbulluara në 9 ndeshjet e para.

Pronari i ri i klubit Franc McCourt theksoi se nuk u mendua dy herë për ti besuar stolin e Marseilles, Rudi Garcia që sipas tij është një trajner shumë energjik me një karakter të jashtëzakonshëm.