Sulmuesi brazilian, Gabriel Barbosa, është rikthyer te skuadra e tij e mëparshme, Santos.
Sulmeusi që ndryshe njihet si “Gabigol” nuk arriti që të përmbushë potencialin e tij në Evropë.
Ai u transferua te Interi për 30 milionë euro, teksa u dërgua si huazim te Benfica.
https://twitter.com/SantosFC/status/956526682558648321
Futbollisti edhe te Benfica nuk ishte i preferuar nga stafi teknik dhe kështu ka vendosur të rikthehet në kampionatin brazilian.
Gabriel Barbosa u konsiderua si një prej talentëve me më së shumti të ardhme, por nuk arriti që asnjëherë ta tregojë talentin e tij.
Te Interi ai ka luajtur shumë pak dhe nuk arriti që të shndërrohet në opsion kredibil zëvëndësues të Mauro Icardit.
Gabriel edhe më paër ka luajtur për Santosin dhe rikthimi për të është një tentim për të shpëtuar karrierën. /Telegrafi/