Telegrafi

Zyrtare: Formula 1 konfirmon se Çmimi i Madh i Spanjës do të mbahet edhe në vitin 2020

Formula 1 do të vazhdojë të zhvillojë garat edhe në vitin e ardhshëm në qytetin e bukur të Barcelonës.

Kjo u njoftua nga organizatorët e Çmimit të Madh të Spanjës përmes një deklarate që konfirmon se garat do të mbahen në pistën e Montmelos.

“Marrëveshja konsiston në një shtrirje që ruan të njëjtat kushte që kanë ekzistuar deri më tani, në pritje të negociatave për një marrëveshje të re gjatë vitit 2020”.

“Ne jemi të kënaqur të konfirmojmë që Grand Prix Spanjës do të jetë në kalendarin e FIA Formula 1 edhe për vitin 2020”, shkruan në njoftimin edhe nga FIA.

Katalonia do të, për të 30-tën herë rresht që do të jetë nikoqir i një Grand Prixit të Formula 1 gjersa ky vend njihet për një traditë të gjatë në sportin motorik.

Ndryshe, Lewis Hamilton është lider i renditjes në rrafshin e garuesve gjersa sa i përket konstruktorëve dominon Mercedesi. /Telegrafi/