Rapid Bukureshti përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se ka transferuar sulmuesin Florent Hasani nga ekipi i Tiranës.
Sipas njoftimin nga klubi rumun, Hasani ka nënshkuar kontratë për dy vite e gjysmë.
Hasani i bashkohet ish-sulmuesit të Ballkanit, Albion Rrahmani, i cili gjatë afatit kalimtar veror ishte transferuar te Rapidi.
Hasani ka pasur një edicion fantastik me Tiranën duke shënuar 10 gola në 16 ndeshje, teksa vlen të theksohet që sezonin e kaluar ai ishte golashënuesi më i mirë në Kategorinë Superiore me 16 gola të shënuar.
Në Kosovë ai kishte veshur fanellën e Vushtrrisë dhe Trepçës 89, ndërsa në Evropë karrierë ka bërë tek ekipet si Diosgyr, Kfar Saba dhe së fundmi Gyirmot, klub nga i cili u transferua tek Tirana si lojtar i lirë.
Hasani është paraqitur edhe me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, aty ku bëri debutimin më 10 shtator të vitit 2019, duke shënuar një gol./Telegrafi/