Fisnik Asllani është transferuar zyrtarisht te Elversberg në formë huazimi nga Hoffenheimi.
Klubi që garon në Bundesliga 2 bëri të ditur se sulmuesi shqiptar do të jetë i huazuar deri në fund të sezonin 2024/25.
“Fisnik Asllani do të veshë fanellën e SVE në sezonin e ri”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.
“Sulmuesi 21-vjeçar kalon nga TSG Hoffenheim te Kaiserlinde për një vit në formë huazimi”.
Asllani është tashmë pjesë e Kosovës, derisa iu bashkua para shtatë muajsh ekipit Dardanë.
Shpresojmë që sulmuesi të kalojë nëpër një super formë te skuadra e Elversberg, duke ndihmuar kështu edhe Kombëtaren tonë më pas. /Telegrafi/