Telegrafi

Zyrtare: Finalja e LK-së për sezonin 2018/19 do të luhet në Wanda Metropolitano

Tashmë është vendosur se në Wanda Metropolitano do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19.

Stadiumi i ri i Atleticos i cili u hap të shtunën në fitoren e 1-0 ndaj Malagas, tani do të nikoqir i ndeshjes më të madhe në futbollit evropian.

Finalja do të zhvillohet me 1 qershor të 2019.

Wanda Metropolitano fitoi para stadiumi olimpik në Baku, i cili në vend të kësaj fitoi finalen e Ligës së Evropës për vitin 2019.

Kapaciteti i stadiumit deri në vitin 2019 pritet të jetë 67,703 ulëse.

Një nga veçantitë e stadiumit është se në kuadër të konstruksionit të tij është edhe metro e Madridit, prej ku mund të arrijnë tifozët nga pjesë tjera të qytetit. Pra, një stadiumit metroje brenda stadiumit – një ide gjeniale kjo. /Telegrafi/