Pasi u vendos stadiumi ku do të mbahet Liga e Kampionëve për sezonin 2018/19, është vendosur edhe ai për Ligën e Evropës.
Është ‘Stadiumi olimpik Baku’ në Azerbajxhan.
Kapaciteti i tij është 69,870 dhe është i hapur me 6 mars të 2015.
Zgjedhja e tij erdhi pasi humbi garën për finalen e Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet me 1 qershor të 2019 në Wanda Metropolitano.
Kampioni aktual i Ligës së Evropës është Manchester Unitedi.
Por, skuadra me më së shumti tituj është Sevilla, me pesë tituj.
Vlen të theksohet se Superkupa e Evropës do të mbahet në Vodafon Arena në Turqi. /Telegrafi/