Site icon Telegrafi

Zyrtare: Fillon Parma-Spal, zhvillohen me rregull ndeshjet e kësaj fundjave në Serie A

Parma-SPAL ka filluar në ora 13:45 me kohën tonë lokale, 75 minuta më vonë sesa pritej, pasi u vendos që të mos pezullohej i gjithë sezoni i Serie A për shkak të shpërthimit të Coronavirus.

Lojtarët e dy skuadrave ishin duke qëndruar në tunelin e stadiumit të zbrazur Enio Tardini, kur papritmas gjithçka u ndalua.

Gjyqtarët dolën dhe i njoftuan se Ministri i Sportit po konsideronte një ndalesë të menjëhershme të sezonit të Serie A, kështu që skuadrat u kthyen përsëri në zhveshtore.

Lexo po ashtu Shtyhet ndeshja Parma-Spal, ministri italian i sportit: Ndalojeni Serien A

Megjithatë, me 75 minuta vonë ka filluar ndeshja në mes të Parmas dhe Spalit.

Pas kësaj u njoftua se ndeshja do të luhet me rregull, kështu do të mbetet edhe pjesa tjetër e listës së ndeshjeve të kësaj fundjave me kohën e zakonshme të fillimit.

E vetmja e metë është se këto ndeshje të gjitha do të luhen pa praninë e tifozëve. /Telegrafi/

Exit mobile version