Telegrafi

Zyrtare: FIGC konfirmon vazhdimin e Serie A

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka konfirmuar se Serie A do të vazhdojë siç është planifikuar këtë fundjavë, pavarësisht nga pasojat e shëmtuara nga ndeshja Inter-Napoli.

Serie A ishte kërcënuar me pezullimin pasi tifozët u therën dhe u vranë jashtë stadiumit Giuseppe Meazza.

Edhe mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, iu nënshtrua abuzimit racist dhe kjo ka ngritur në këmbë gjithë futbollin italian.

Lexo po ashtu Inter – Napoli, ndeshja që nxori në pah problemet e futbollit italian - Një tifoz i vdekur, katër të plagosur dhe racizëm, kampionati drejt pezullimit

Megjithatë, shefi i FIGC, Gabriele Gravina u tha gazetarëve se kampionati do të vazhdojë së luajturi.

Gabriele Gravina

“Futbolli do të luhet të shtunën”, ka thënë fillimisht Gravina.

“Ndeshjet do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar”.

Lexo po ashtu Shefi i policisë së Milanos, Cardona: Do të kërkojë ndalimin e udhëtimit të tifozëve të Interit si dhe mbylljen e sektorit të tyre në Meazza

“Liga nuk do të ndalet”, përfundoi presidenti i Federatës Italiane të Futbollit.

Ndryshe, java e 19-të e Serie A është paraparë të zhvillohet e gjitha gjatë ditës së shtunë. /Telegrafi/