Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka marr vendim për të dënuar me një ndeshje mos-lojë mesfushorin anglez, Dele Alli.
Dele Alli bëri një gjest të turpshëm në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, ku Anglia luajti ndaj Sllovakisë.
Në ndeshjen e fituar me rezultat 2-1, mesfushori i Tottenhamit ngriti gishtin e mesëm në drejtim të gjyqtarit kryesor.
Megjithatë, më vonë trajneri i Anglisë, Gareth Southagate dhe vet lojtari mohuan një gjë të tillë, duke thënë se gishti ishte i drejtuar nga bashkëlojtari i tij, Kyle Walker.
FIFA tani ka marr vendim ta dënoj Allin me një ndeshje mos-lojë shkaku i këtij gjesti.
Alli do t’i mungojë Tre Luanëve në ndeshjen e ardhshme kualifikuese që e luajnë kundër Sllovenisë.
Mesfushori i Tottenhamit është ftuar nga trajneri i kombëtares dhe pritet të luaj në ndeshjen tjetër kualifikuese atë kundër Lituanisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=wKn7EuzUe-g