Kevin Strootman është liruar nga dënimi prej dy ndeshjeve nga Federata Italiane e Futbollit (FICG).
Ndalimi prej dy ndeshjeve i Kevin Strootman në fitoren 2-0 të Romës ndaj Lazios në Derby della Capitale, javën e kaluar është revokuar nga FIGC.
Vendimi u mor në seancën dëgjimore të premten, në të cilin Roma kishte apeluar dënimin e Strootmanit që duhet të mbahet në një gjykatë federale e apelit.
Mesfushori festoi golin e tij kundër Lazios duke i hedhur ujë në fytyrë Danilo Cataldit, para se të kolapsit në dysheme kur zëvendësuesi kapi jakën e tij.
Akti i tij ishte konsideruar si simulim nga FIGC, të cilët menjëherë e ndalun atë për dy ndeshje, por ai tani do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme të Romës në Serie A me Milanin të hënën dhe Juventusin të shtunën e ardhshme. /Telegrafi/