Federata e futbollit të Kosovës, ka marrë vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Lirisë dhe Dritës.
Komisioni i garave ka marrë vendim që ndeshja e ndërprerë pranë rezultatit 1-0 për Lirinë t’i takoj prizrenasve.
Kësisoj Liria ka marrë fitore në tavolinë me rezultat zyrtar 3-0.
“Ndeshja e ndërprerë e javës së 29-të e Vala Superligës së Kosovës ndërmjet KF ‘Liria’ – KF ‘Drita’, regjistrohet me rezultatin zyrtar 3-0 në favor të KF “Liria”. Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF ‘Liria’ – KF ‘Drita’ e vlefshme për rrethin e 29-të të Vala Superligës së Kosovës, konstatoi se ndeshja KF ‘Liria’ – KF ‘Drita’ është ndërprerë në minutën e 90-të për shkak të hyrjes së dhunshme në fushë të shikuesve të KF ‘Drita’, eskalimit të trazirave, demolimit të rrethojës, konfrontimit me policinë dhe hyrjes në fushë dhe pengimin e zhvillimit të lojës”.
“Komision i Garave pas administrimit të gjitha shkresave të ofruara nga zyrtarët vërtetoj se ekipi mysafir është shkaktarë për ndërprerjen e ndeshjes, prandaj konform nenit 49 paragrafi 1 të Propozicionit të Garave, lidhur me nenin 58 Paragrafi 1 të Rregullores së Garave ndeshjen e ndërprerë e regjistron me rezultat zyrtar 3-0 në favor të KF ‘Liria’”, thuhet në njoftimin për shtyp.