Site icon Telegrafi

Zyrtare: FFK me vendim për video-skandalin e sotëm

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar pas postimit të video-skandalit.

FFK ka ngritur procedurë disiplinore ndaj Ballkanit, kryetarit të saj Florim Kryeziu dhe trajnerit Gëzim Hasi. Kjo për shkak të tentim-trukimit të ndeshjes Ramiz Sadiku – Ballkani.

“Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  11.04.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala –Superligës së Kosovës – java e 25-të për kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

Vendim:

Inicim të procedurës disiplinore

Ndaj KF “Ballkani” (motivi- për shkak të tentimit të trukimit të ndeshjes Ramiz Sadiku – Ballkani, e zhvilluar me datë 04.03.2017 në Prishtinë, në kuadër të javës së 16-të) sipas publikimeve me video në portalin Indeksonline.

Ndaj kryetarit të KF “Ballkani”, Florim Kryeziu (motivi- ai përmendet nga trajneri G.Hasi në videon e portalit Indeksonline për trukimin e ndeshjes ndërmjet KF Ramiz Sadiku – KF Ballkani, në kuadër të javës 16-të).

Ndaj kryetrajnerit të KF ‘Ballkani’ Gezim Hasi (motivi- për tentim dhe pajtim të trukimit të ndeshjes KF Ramiz Sadiku – KF Ballkani, e zhvilluar me datë 04.03.2017 në Prishtinë) sipas videos të portalit Indeksonline”.

Exit mobile version