Site icon Telegrafi

Zyrtare: Fernando Llorente nënshkruan me Udinesen

Sulmuesi Fernando Llorente e ka mbyllur transferimin nga Napoli te Udinese, duke nënshkruar deri në qershor 2022.

Spanjolli që mbush 36 vjet në muaj tjetër, do të luajë për klubin e tretë në Serie A, pasi më parë ka mbrojtur ngjyrat e Juventusit dhe Napolit.

Llorente ishte bashkuar me Napolin si lojtar i lirë në shtator 2019 nga Tottenham dhe kontrata e tij me këtë klub pritej të skadonte në fund të këtij sezoni.

 

Ai ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2022 me klubin friulanin.

Llorente do të mbajë veshur fanellën me Numrin 32 në Udinese. /Telegrafi/

Exit mobile version