Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ferizaj prezanton tre lojtarë

Ferizaj ka prezantuar në ambiente e klubit tre futbollistë: Filip Stojanovski, Albin Krasniqi dhe Eurent Krasniqi.

Klubi kërkon t’i shpëtojë rënies nga Superliga, ku sezonin vjeshtor e mbyll në vendin e dhjetë me 18 pikë.

Filip Stojanovski është transferuar nga Shkupi dhe ai luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, ku ka  një përvojë të madhe në kampionatin maqedonas.

Albin Krasniqi është huazuar nga Drita për gjashtë muaj. Albini ka qenë më herët ka qenë pjesë e Ferizajt.

Eurent Krasniqi një sulmues i talentuar i cili ishte pjesë e skuadrës së juniorëve të Ferizajt, ku ka shkëlqyer me paraqitje të mira dhe me gola të shënuar. Krasniqi ka nënshkruar kontratë me skuadrën profesionale me klubin.

Nga Ferizaj deri më tani janë larguar pesë futbollistë: Dardan Jashari, Zgjim Mustafa, Alban Rexhepi, Përparim Livoreka dhe Fatih Karahoda. /Telegrafi/

Exit mobile version