FC Ferizaj ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin kroat, Andrej Panadic dhe zëvendësin e tij, Nikola Boroe.
Panadiç ishte në krye të Ferizajt tash e 7 muaj, ku në sezonin pranveror nën drejtimin e tij, skuadra arriti të mbledhë 28 pikë.
“Andrej ishte fjalë pak e punë shumë. Një mentalitet i futbollit kroat, bazuar në kërkesën kryesore të tij, përgjegjësi nga secili lojtarë në fushën e lojës”.
“E mori ekipin në një gjendje të vështirë, kur pak kush mund të besonte se do ta kapnim barazhin. Pavarësisht që misioni nuk përfundoi me sukses, Andrej Panadic do mbetet pjesë e rëndësishme e historikut të klubit tonë”.
“FC Ferizaj e falënderon trajnerin Panadiç, për angazhimin dhe grintën e treguar, duke i dëshiruar shumë shëndet e suksese në rrugëtimin profesional”.
“Padyshim se marrëdhëniet mes klubit dhe tani ish-trajnerit Panadiç janë të shkëlqyera dhe ku i dihet së ardhmes, ndoshta rrugët do të na bashkohen në ditë më të mira”, thuhet një njoftimin e klubit. /Telegrafi/