Telegrafi

Zyrtare: Ferizaj blindon edhe Jovanovskin

Ferizaj ka bërë të ditur se Marko Jovanovski ka vazhduar kontratën.

Gardiani ka vazhduar edhe për një vit me klubin ferizajas edhe pse nga edicioni i ri do të garojnë në Ligën e Parë.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë (pa ndërhyrje) të Ferizajt:

Lexo po ashtu Zyrtare: Haxhimusa vazhdon me Ferizajn

𝐁𝐞𝐬𝐧𝐢𝐤𝐞̈𝐫𝐢𝐚 𝐤𝐚 𝐞𝐦𝐞̈𝐫, 𝐌𝐚𝐫𝐤𝐨 𝐉𝐨𝐯𝐚𝐧𝐨𝐯𝐬𝐤𝐢 🧤

FC Ferizaj ju njofton se pas negociatave disa ditore, më në fund ka gjetur gjuhën e përbashkët, për të vazhduar rrugëtimin me portierin më të mirë në futbollin e Kosovës, Marko Jovanovski.

Ai pavarësisht ofertave të rëndësishme nga klubet kosovare dhe ato maqedone, nuk pranoi të ndërronte ambient. Konfirmimi për zgjatjen e bashkëpunimit ka ardhur ditën e sotme, meqë rast si klub jemi shumë të kënaqur që ai do vazhdoj të jetë gardian i portës tonë.

Marko, njihet për profesionalizmin e treguar që nga dita e parë që ka ardhur në Ferizaj. Fjalë pak, e punë shumë. I njëjti portier, si në ndeshje ashtu edhe në stërvitje, një specifik që e dallon nga tjerët.

Ishte një nga lojtarët që asesi nuk mund ta përbinte humbjen në barazh, i ulur në një qoshe të zhveshtores, me lot në sy e trishtim në fytyrë, nuk e pranonte realitetin që veçse kishte ndodhur. Kjo është madhështia e Marko Jovanovskit.

FC Ferizaj do vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme me prezantimit e lojtarëve për edicionin 2023/2024. /Telegrafi/