Telegrafi

Zyrtare: Ferhan Hasani kalon te HJK Helsinki

Mesfushorit tetovar, Ferhan Hasani, është bërë me skuadër të re teksa është prezantuar te HJK Helsinki.

Tetovari 29 vjeçari ka nënshkruar marrëveshje një vjeçare me klubin e madhe finlandez.

Më parë, Hasani ishte pjesë e skuadrave si Shkëndija, Wolfsburg e Brondby.

Kurse, së fundi ka luajtur në Arabi Saudite te skuadra e Besnik Hasanit, Al Raed.

 

“Unë jam shumë i lumtur që jam pjesë e HJK-së si i madh me një ecuri tradicionale. Pritjet e mia për sezonin e ardhshëm janë vërtet të larta”, ka thënë Ferhan Hasani.

Hasani ka 23 paraqitje me Maqedoninë e Veriut ku ka shënuar edhe dy gola. /Telegrafi/