Telegrafi

Zyrtare: Faruk Hadzibegic trajner i ri i Malit të Zi

Federata e Futbollit të Malit të Zi ka punësuar Faruk Hadzibegicin si trajner të ri të ekipit të tyre të kombëtares së futbollit.

Trajneri boshnjak është emëruar si pasues i Lubisha Tumbakoviq dhe do të debutojë në stol e Malin të Zi në shtator, kur “Sokolët” luajnë një miqësore kundër Hungarisë.

Mali i Zi ka katër ndeshje në dispozicion deri në fund të kualifikimeve dhe situatën në grup nuk e kanë edhe aq të mirë.

Anglezët dhe çekët kanë gjashtë pikë, Kosova ka pesë gjersa Mali i Zi dhe Bullgaria kanë secila nga dy pikë.

Në ndeshjen e ardhshme zyrtare të kualifikimeve për kampionatin evropian, malazezët do të ballafaqohen me Republikën Çeke.

Ndryshe, 61-vjeçari si lojtar ka luajtur për ish-Jugosllavinë gjersa ka udhëhequr përzgjedhjen e Bosnje dhe Herzegovinës.

Ai gjithashtu ka udhëhequr me ekipet si Sochaux, Betis, Gaciantep, Denizli, Dijon, Bastia, Valencia dhe më në fund, Paris “Red Star”. /Telegrafi/