FURIA ka njoftuar nënshkrimin e liderit veteran, Gabriel “FalleN” Toledo përpara sezonit të vjeshtës.
Pas një muaj bisedime, FalleN më në fund është bërë pjesë e ekipit brazilian FURIA.
FalleN u nda zyrtarisht me ekipin Imperial të dielën pas afro një viti e gjysmë me organizatën.
Braziliani fillimisht iu bashkua ekipit në shkurt 2022 si pjesë e projektit “Last Dance” së bashku me Lincoln “fnx” Lau dhe Fernando “fer” Alvarenga
FalleN pati një vlerësim 1.09 gjatë kohës së tij tek Imperial, dhe do ta marr rolin e snajperistit tek ekipi FURIA në vend të Rafael “saffee” Costa.
Vamos fazer história mais uma vez?
Seja bem-vindo à FURIA, @FalleNCS! pic.twitter.com/zVVzba4amz
— FURIA (@FURIA) July 3, 2023
Veterani gjithashtu do të jetë në rolin e kapitenit tek ekipi brazilian, ku priten rezultate pozitive, pasi FalleN ka një përvojë të madhe që nga koha e Counter-Strike 1.6.
FURIA janë planifikuar të debutojnë me listën e tyre të re në IEM Cologne2023, ku do të luajnë në fazën Play-In nga data 26 korrik.
Ky është formacioni i ekipit FURIA për momentin:
Andrei “arT” Piovezan
Yuri “yuurih” Santos
Kaike “KSCERATO” Cerato
Gabriel “FalleN” Toledo
/Telegrafi/