Telegrafi

Zyrtare: Facebook është në hetime!

Me sa duket kjo do të jetë një tjetër javë e vështirë për rrjetin social Facebook. Këtë mëngjes, Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), një agjenci federale apartiake e krijuar për të mbrojtur konsumatorët dhe për të promovuar konkurrencën, po heton kompaninë e dyshimtë.

Bazat e një hetimi të tillë filluan më 20 mars, kur The Washington Post njoftoi se FTC po fillonte një hetim mbi platformën e rrjeteve sociale pas lajmit të përfshirjes së saj me Cambridge Analytica, një kompani minierë e të dhënave.

Megjithatë, WaPo përmendi një burim jo të autorizuar që ka folur në një procesverbal dhe një zëdhënës i FTC thjesht tha se agjencia ishte “e vetëdijshme për çështjet që janë ngritur por nuk mund të komentojë nëse është duke e hetuar rrjetin social Facebook” edhepse jozyrtarisht një gjë e tillë është konfirmuar për mediat amerikane.