Tottenham ka njoftuar zyrtarisht se Fabio Paratici do të jetë drejtor i përgjithshëm në klubin e tyre.
Paraticit nuk iu vazhdua kontrata me Juventusin dhe tani Tottenham kanë njoftuar se ai do të fillojë punën nga 1 korriku.
“Klubi është i kënaqur t’iu njoftojë se Fabio Paratici është emëruar si Drejtor i Përgjithshëm nga 1 korrik 2021”.
The Club is delighted to announce the appointment of Fabio Paratici as Managing Director, Football, with effect from 1 July 2021.
#THFC ⚪️ #COYS— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 12, 2021
“Fabio do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e operacioneve sportive të klubit, mjediseve dhe infrastrukturës së futbollit”, thuhet në njoftim.
Paratici ka thënë se mezi po pret që të fillojë punën dhe të ndërtojë diçka të mirë te Tottenham.
“I am so happy. New experiences always give energy, power and motivation. I hope to give Spurs my passion, my work, my time and to build something better.”
👔 The first interview with Fabio Paratici, our new Managing Director, Football.
#THFC ⚪️ #COYS pic.twitter.com/1Yf8btHtLl— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 12, 2021
“Unë jam aq i lumtur. Përvojat e reja gjithmonë më japin energji, fuqi dhe motivim. Shpresoj t’i jap Spurs pasionin tim, punën time, kohën time dhe të ndërtoj diçka më të mirë”, ka thënë ai. /Telegrafi/