Telegrafi

Zyrtare: Fabio Grosso bëhet trajner i Brescias

Fabio Grosso është konfirmuar si trajneri i ri i Brescia pasi Eugenio Corini u shkarkua në fundjavë, dhe ai tashmë ka filluar stërvitjet.

Fituesi i Kupës së Botës do t’i mbushë 42 vite në këtë muaj dhe merr përsipër një skuadër si Brescia që është në zonën që dërgon nga rënia prej ligës, pas shtatë humbjeve në dhjetë ndeshje të zhvilluara në këtë sezon, gjë që çoi në shkarkimin e Corini.

Grosso duhej së pari të arrinte në një marrëveshje me Hellas Verona për të ndërprerë kontratën e tij, e cila kishte mbetur në fuqi që nga pushimi i tij më 1 maj.

“Verona kanë rënë dakord reciprokisht për të përfunduar kontratën me Fabio Grosso,” shkroi Verona në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare.

“Gialloblut i urojnë fatin më të mirë në të ardhmen dhe në karrierën e tij si trajner”.

Grosso e fillon mandatin e tij me një ndeshje në shtëpi kundër Torinos këtë të shtunë, duke kërkuar fitoren pas tri humbjeve rresht që ka pësuar skuadra.

Në të kaluarën ka drejtuar skuadrat si, grupmoshat e Juventusit, Barin në Serie B dhe më pas Verona në 2018-19, por ai u shkarkua nga Hellas. /Telegrafi/