Sulmuesi i Leicesterit, Jamie Vardy, është akuzuar nga Federata e Futbollit në Angli, për sjellje të pahijshme pas veprimeve të tij në barazimin 2-2 ndaj West Hamit.
Vardy u ndëshkua me të kuq nga gjyqtari Jon Moss, pasi mori kartonin e dytë të verdhë për simulim dhe reagimi i tij tani është ngritur si çështje nga Federata.
“Jamie Vardy i Leicesterit është akuzuar për sjellje të pahijshme pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë ndaj West Hamit të dielën më 17 prill 2016”, transmeton Koha.net.
“Leicesteri po ashtu është akuzuar për dështimin që nuk arriti t’i kontrollojë sjelljet e lojtarëve pasi West Hami fitoi një penalti në minutën e 83-të. Klubi dhe lojtari kanë afat deri në orën 18:00 të 21 prillit për të apeluar këto akuza”, thuhet në njoftimin e Federatës.