Në Botën e shpejtësisë dhe emocionit, atë të Formula 1 zyrtarizohet më në fund një lajm i shumëpërfolur, që i jep jetë një kapitulli të ri bashkëpunimi mes skuadrës së McLaren dhe Renault për tre vitet e ardhshme.
Tre vjet më parë McLaren nisi aventurën me motorët e Hondas në atë që pritej të ishte një bashkëjetesë frytdhënëse për më tepër që asokohe ishte rikthyer dhe Fernando Alonso.
Zhgënjimi ishte i madh, kur për tre sezone radhazi rezultat nuk e ngjitën asnjëherë ekipin anglez në një podium.
McLaren and Honda agree to conclude Formula 1 partnership at the end of 2017. Full story here: https://t.co/PabJZ2neue pic.twitter.com/xLG4JgzNvF
— McLaren (@McLarenF1) September 15, 2017
Skuadra britanike nisi të shqyrtonte disa opsione të reja, si ajo motorëve Mercedes apo Ferrari, por shumë shpejt u kuptua se zgjedhja e tyre do të ishin francezët e Renault, ashtu siç tashmë u konfirmua, përcjell SS.
Arritja e kësaj marrëveshje nuk ishte ndër më të lehtat pasi në diskutime u fut edhe kompania Liberty që ka në pronësi Fromula 1, e cila nuk dëshironte të humbte Hondan, por më në fund falë avokatëve, menaxherëve dhe sponsorëve operacioni u bë efektiv.
CONFIRMED:
McLaren and Renault agree three-year partnership
Toro Rosso and Honda agree 'multi-year' deal#F1 pic.twitter.com/0zKwJDGedd
— Formula 1 (@F1) September 15, 2017
Po ashtu zyrtar u bë edhe lajmi se tashmë Honda do të jetë partner i skuadrës italiane Toro Rosso. Çfarë mungon në këtë panoramë, është vetëm konfirmimi zyrtar për Carlos Sainz si pilot i Reanult dhe se Alonso do të vijojë edhe një vit tjetër me këtë McLaren të rinovuar falë motorëve Renault.