Telegrafi

Zyrtare: Exequiel Palacios nënshkruan me Bayer Leverkusenin

Exequiel Palacios ka qenë i lidhur me shumë klube, por ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te Bayer Leverkusen.

Gjatë verës për të ka pasur interesim nga klube si Real Madridi, Interi e Milani, por sot 21-vjeçari argjentinas është zyrtarizuar në Gjermani.

Palacios do të bashkohet me “aspirinat” që nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Drejtuesit e Leverkusen gjithmonë kanë afruar futbollistë nga tregu amerikano-jugor dhe shumica e tyre kanë rezultuar blerje të goditura, siç ka ndodhur edhe Lucas Alario dhe Charles Aranguiz.

Kartoni i Exequiel Palacios i ka kushtuar klubit gjerman rreth 20 milionë euro, para që kanë shkuar në arkat e River Plate.

21-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2025 me Bayer Leverkusen. /Telegrafi/